Gazetari Ben Andoni i ftuar në ‘Fax News’ ka analizuar situatën pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ‘korrigjim kufijsh’ me Serbinë dhe mbi pasojat që mund të sjellë në rajon nëse kjo ide jetësohet.
Andoni deklaroi se Thaçi dhe Vuçiç janë dy liderët që BE ka pranuar të udhëheqin dialogun mes dy vendeve.
Ai theksoi se deklaratat e Thaçit nuk janë të qarta pasi janë kundërthënëse, dhe kjo vihej re edhe në përgjigjet që ai u rezervoi dy prej njohësve të mirë të Ballkanit. Daniel Serwer dhe Karl Bild.
Sipas Ben Andonit Serbia po përpiqet që të fusë Kosovën në qerthull, për ta barazuar me Republikën Srpska edhe pse kjo është e pamundur.
Andoni beson se deklaratat e tilla për kufijtë janë një përgatitje për lëshimin er madh që do bëhet, me krijimin asosacionit të komunave serbe që buron nga pakoja e Ahtisarit.
“Është përgatitje për lëshimin shumë të madh që do bëjë Kosova dhe lëshimi shumë I madh është formimi i komunave sllave.
Kosova është përballë një realitei mjaft të vështirë, pasi Thaci me të gjitha këto veprime e prevalon Parlamentin”, tha ai.
“Fati i madh i Kosovës është që Amerika ka akoma interes për Kosovën”, shtoi Andoni.
Ai analizoi edhe situatën në Luginën e Preshevës, ku u shpreh se liderët atje janë të ndarë sa I përket idesë së Thaçit.
Lugina është e injoruar edhe nga Serbia por edhe nga Kosova, – u shpreh ai, duke shtuar se Lugina po vazhdon të shpopullohet.
“Ndarja e madhe është edhe mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por Presheva qoftë nga pjesa e Kosovës, qoftë nga Serbia është injoruar dukshëm. Pas pak vitesh nuk është çudi që atje më shumë do ketë serbë se shqiptarë. Lugina po shteron”, tha ai.
Duke iu referuar mundësisë së ndarjes ai tha se nëse ndodh është problematike edhe për serbët por edhe për rajonin.
“Menjëherë relativizohet problemi i republikës Srpska, është dicka që serbët kanë kohë që e kërkojnë, në momentin që republika Srpska shikon këtë lloj lëvizje do kërkojë menjëherë ndarjen nga Bosnja, por pastaj fillon konflikti i boshnjakëve me kroatët. Më e dhimbshmja është ajo që ndodh në Maqedoni, tek pjesa shqiptare. Nëse ata i përgjigjen me ‘jo’ referendumit për emrin kjo do të kushtojë shumë. Ndikimi më i prekshëm do tyë jetë në Maqedoni. Maqedonia shton një ngërç tjetër nqë rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe anëtarësimit në NATO. Është një aksion zingjirë. Gjendja e serbëve të Kosovës do të jetë mizerabël, serbët pjesën e trashëgimisë së tyre e kanë në këtë rajon, ato e lënë. Trashëgimia e tyre në Kosovë fillon që në shek 12, pak nga pak kanë për ta lënë Kosovë”, tha Ben Andoni ndër të tjera, duke u shprehur se nuk beson se do të ndodhë shkëmbimi i territoreve.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post