Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duket se nuk ka ndërmen të heqë dorë nga ideja e tij për “korrigjim të kufirit” me Serbinë, edhe pas qëndrimeve kundër të pjesës dërrmuese të analistëve por edhe ndërkombëtarëve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Thaçi ka sjellë ndërmend një deklaratë të ish-presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova që sipas tij ishte shprehur për “shkëmbim të territoreve me Serbinë, por jo ndarje të Kosovës”.
Në këtë kontekst Thaçi thotë se qëndrimi i tij ka evoluar “jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”.
Postimi i Thaçit:
“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë. HTH
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post