02:45 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Korrigjimi i kufijve, Kitaroviç ia thotë “copë” Thaçit në SHBA: Janë të gdhendur në gurë

19:30 | 25/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Korrigjimi i kufijve, Kitaroviç ia thotë “copë” Thaçit në SHBA: Janë të gdhendur në gurë

Kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, tashmë ka dalë edhe Kroacia. Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, gjatë takimit me Thaçin në New York, ia ka kujtuar këtij të fundit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”, shkruan Gazeta Express.
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ideja për korrigjimin e kufijve ishin temë diskutimi në takimin mes Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kitaroviç gjatë këtij takimi i ka kujtuar edhe një herë presidentit Thaçi ne New York, parimin e mosndryshimit të kufijve.

“Ishte interesante të flisja me presidentin e Kosovës, Thaçin, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për temën që po dëgjohet së fundmi rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve. Këtu, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe i kam treguar argumentet dhe qëndrimet tona si dhe faktin e parimit të Komisionit të Badinterit që kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendura në gurë”, ka thënë presidentja Grabar-Kitaroviç, raporton Hina.

Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina, thekson se Grabar-Kitaroviç është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me të cilin “ka ndarë shqetësimin rreth situatës në Evropën Juglindore në lidhje me proceset e rëndësishme që do të pasojnë brenda një kohe të shkurtër”.

“Ishte një takim shumë produktiv. Vlerësoj faktin se ai në këto ditë do të ketë 128 takime dhe jemi pajtuar se do të vazhdojmë dialogun. Ndamë shqetësimet për gjendjen në Evropën Juglindore, proceset që do të hapen në të ardhmen, duke filluar nga zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë dhe faktin se nuk ka ndryshuar ligji i zgjedhjeve, nëpërmjet bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës, deri në pritjen e rezultateve të referendumit të Maqedonisë për emrin e shtetit”, ka thënë Grabar-Kitaroviç.

Pas

Grabitja e çantës me para në Vlorë, policia jep detaje: Arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim një tjetër

Para

VIDEO/ Zjarr i fuqishëm në Lezhë, rrezikohen shtëpitë dhe shkolla e lagjes

Para
VIDEO/ Zjarr i fuqishëm në Lezhë, rrezikohen shtëpitë dhe shkolla e lagjes

VIDEO/ Zjarr i fuqishëm në Lezhë, rrezikohen shtëpitë dhe shkolla e lagjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.