01:04 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Korrik 2023, numri i net-qëndrimeve rritje vjetore me 48%, qendra e vendit më e frekuentuara

19:53 | 19/09/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Korrik 2023, numri i net-qëndrimeve rritje vjetore me 48%, qendra e vendit më e frekuentuara

Sektori i turizmit po përjeton një vit pozitiv nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe koha më e gjatë e qëndrimit në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në muajin korrik, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 39,0%, në krahasim me korrik 2022.

Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 45,3% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 35,2%. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me korrik 2022.

Numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 60,9 % dhe net-qëndrimet nga jorezidentët është rritur me 42,3%.

Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 70,5%. Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 24,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 30,6%.

Në muajin korrik 2023, numri i vizitorëve në Rajonin i Jugut shënoi rritje vjetore me (39,7%) sipas zonave të afërsisë me bregdetin në Zonat Bregdetare (70,7%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,2%).

Gjatë muajit korrik 2023, numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me muajin korrik 2022. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 73,4 %.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 32,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 41,0%.

Në muajin korrik 2023, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar në Rajonin e Jugut (39,5%) sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (81,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,5%).

Norma neto e shfrytëzimit Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44,8%, kundrejt 38,6% që ishte në muajin korrik 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49,5%, kundrejt 40,9% që ishte në muajin Korrik 2022./ MONITOR

\

Pas

BIRN: Kujdestaria për gjyshërit mund të përdoret nga prokurorët për uljen e ngarkesës në punë

Para

Zjarr në Gjirokastër, flakët “pushtojnë” varrezat e qytetit

Para
Zjarr në Gjirokastër, flakët “pushtojnë” varrezat e qytetit

Zjarr në Gjirokastër, flakët "pushtojnë" varrezat e qytetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.