14:11 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Korrupsion edhe në Këshillin e Europës/ Deputeti gjerman u pagua për vëzhgimin e zgjedhjeve: “Ishin brenda standarteve”

16:00 | 23/04/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Korrupsion edhe në Këshillin e Europës/ Deputeti gjerman u pagua për vëzhgimin e zgjedhjeve: “Ishin brenda standarteve”

Në vitin 2013, ish-deputeti i Bundestagut i CSU-së, Eduard Lintner drejtoi një mision vëzhgues zgjedhjesh në Azerbajxhan. Vlerësimi i tij, pasi Presidenti Ilham Alijew u konfirmua me 85 përqind të votave në post: zgjedhjet qenë “në përputhje me standardet gjermane”. Krejt ndryshe e pa këtë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë: ajo shqiptoi disa kritika për zgjedhjet.

Dy ditë pas deklaratës së tij pozitive, Lintneri mori 61.000 euro për “shërbime” të papërcaktuara më konkretisht – vetëm njëra nga të 19 pagesat që rrodhën midis 2012 dhe 2014 dhe të cilat kapin një shumë të përgjithshme prej 819.500 euro. Me këtë, politikani i CSU-së bën pjesë tek një sërë personalitetesh të rangut të lartë, të cilët kanë përfituar nga një fond për larje parash dhe për korrupsion.

Fonde të dyshimta, pagesa të dyshimta

Që në fillim të vjeshtës 2017, rrjeti i kërkimeve OCCRP si dhe një numër gazetash evropiane patën raportuar për fondin. Degëzimet e tij janë të shummëllojshme: kështu, përmes katër kompanive guackë me adresa britanike në llogaritë e një dege estone të një banke daneze kanë rrjedhur gjithsej 2,5 milionë euro.

Me këto para thuhet se janë blerë mallra luksoze dhe janë paguar politikanë evropianë dhe të afërm të elitës azerbajxhanase. Sipas të dhënave të rrjetit të kërkimeve OCCRP, prejardhja e parave është e paqartë, megjithatë ka “të dhëna të qarta për lidhje me familjen e Presidentit Alijev”.

Në kohën e aksionit të supozuar të larjes së parave, qeveria e Azerbajxhanit të pasur me naftë veproi kundër opozitarëve, arrestoi veprimtarë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë.

Edhe politikania e FDP-së Thein ka marrë rryshfet?

Sipas OCCRP, Lintneri bëri të ditur se paratë i ka marrë nga një organizatë joshtetërore në Azerbajxhan, e cila drejtohet nga Elkhan Suleymanovi, një deputet azerbajxhanas dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Pasi Lintneri doli në 2009 nga Bundestagu, ai themeloi organizatën lobiiste “Shoqëria për mbështetjen e marrëdhënieve gjermano-azerbajxhanase shpk”, GeFdaB. Ajo financoi edhe misionin vëzhgues të zgjedhjeve, i cili qëndroi në Azerbajxhan në vitin 2013, me ftesë të komisionit elektoral të Azerbajxhanit. Lintneri nuk ishte i vetmi anëtar i misionit vëzhgues gjerman, i cili i lëvdoi zgjedhjet, që i dhanë Alijewit një periudhë të tretë pesëvjeçare në post. Ish-eurodeputetja e FDP-së, Alexandra Thein i quajti zgjedhjet “një hap tjetër drejt standardeve demokratike”.

Lintneri justifikohet

Eduard Lintner (CSU) Eduard Lintner (CSU)
Në një email dërguar Deutsche Welle-s, Lintneri e justifikoi misionin vëzhgues me argumentin se patën vlerësuar vetëm ditën e zgjedhjeve në 2013 dhe jo një periudhë të gjatë, siç e bëjnë vëzhguesit e OSBE-së, të cilët analizojnë fushatën zgjedhore. Lintneri shkruan se GeFdaB është financuar nga një NGO e mbështetur nga qeveria azerbajxhanase, e cila kishte ngritur një zyrë në Berlin, pati mbledhur një shtab të vogël bashkëpunëtorësh dhe ka paguar rrogën e tij. Financime të paligjshme të çdo lloji, Lintneri i refuzoi.

GeFdaB qe përpjekur para së gjithash për zgjidhjen e konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë rreth Berg-Karabakut. Kjo organizatë lobiiste i pati ndëprerë aktivitetet në vitin 2015, pasi mbështetësit e saj në Azerbajxhan e patën ndërprerë ndihmën.

“Diplomaci e kaviarit”

Qendra kërkimore e Berlinit, “Iniciativa Evropiane e Stabilitetit” (ESI) thotë se përpjekjet e Lintnerit, për t’ia mbuluar gabimet regjimit autokratik të Azerbajxhanit janë të vjetra. Kështu, nga viti 1999 deri më 2010 ky politikan ka qenë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku kishte lëvduar së bashku me kolegë të tjerë parlamentarë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Azerbajxhanit dhe ku e ka mbrojtur herë pas here regjimin nga kritikat. Si shpërblim lobistët morën mallra luksozë – “diplomaci të kaviarit” i quan ESI përpjekjet e Azerbajxhanit për të ushtruar ndikim ndaj Këshillit të Evropës. Synimi i regjimit është që të marrë vulën e legjitimitetit përmes anëtarësisë në Këshillin e Evropës dhe që ta ruajë atë, në të njëjtën kohë me ruajtjen e strukturave autoritare të regjimit autokratik. /DW/

Pas

‘Kur ti ikën, të gjithë kërkojnë një të ngjashme”! Mesazhi që përloti Adrola Dushin (FOTO)

Para

U largua nga topçinjtë pas 22 vitesh, zbulohen dy klubet e mëdha ku mund të shkojë Wenger

Para
U largua nga topçinjtë pas 22 vitesh, zbulohen dy klubet e mëdha ku mund të shkojë Wenger

U largua nga topçinjtë pas 22 vitesh, zbulohen dy klubet e mëdha ku mund të shkojë Wenger

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mediat: Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat

Mbështeti të burgosurit politikë nëpërmjet një postimi në mediat sociale, arrestohet ish-kryeministri i Malit

Pas arrestimeve lidhur me incidentin në Novi Sad, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

Trump thotë se 2 nëndetëse bërthamore amerikane janë “më afër” Rusisë

EMRAT/ Zbulohet grupi kriminal që trafikonte kanabis drejt Greqisë. Arrestohen 2 persona në Korçë, 2 në kërkim. Ja çfarë u gjet në magazinë (VIDEO)

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

Gaza, 22 të vrarë në sulmet e fundit izraelite, 12 duke pritur ndihmë humanitare

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.