18:40 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Korrupsion nga Oficerët e Policisë Gjyqësore/ 1 në burg, një në arrest shtëpie, dhe 3 persona me detyrim paraqitje

09:29 | 25/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK bën bilancin e janarit: 76 pasuri të sekuestruara, 16 të shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK ka mbyllur hetimet për një rast korrupsioni, ku janë të përfshirë Oficerë të Policisë Gjyqësore në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme ka caktuar masën arrest shtëpie për oficerin e policisë gjyqësore Çelnik Toskën dhe detyrim paraqitjeje për kolegun e tij Safer Shukën.

SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Hasën ndërsa detyrim paraqitjeje për Safer Shukën, Lirian dhe Zenel Taragjinin.

Njoftim i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e materialeve të referuara nga Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimi penal nr.187 datë 03.11.2022, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal nga BKH, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Ç.T dhe S.SH në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi L.H, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Z.T dhe I.T, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.45, datë 22.05.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim L.H, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Ç.T, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim, Z.T, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore ” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim, S.Sh, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 3 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim L.T, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policise Tiranë kanë ekzekutuar në datën 24.05.2023 masat e sigurimit personale të vendosur ndaj personave nën hetim të mësipërm. Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

Pas

Monitorimi i zgjedhjeve të 14 Majit, Glover takim me Ramën në selinë rozë

Para

EMRI/ Avokati nga Elbasani mashtron klienten dhe i ‘vjedh’ 4200 euro, arrestohet nga policia

Para
EMRI/ Avokati nga Elbasani mashtron klienten dhe i ‘vjedh’ 4200 euro, arrestohet nga policia

EMRI/ Avokati nga Elbasani mashtron klienten dhe i 'vjedh' 4200 euro, arrestohet nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

BE dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Flutura Açka: Gazment Bardhi e Flamur Noka, si spermatozoidë të tërbuar

Mbeti jashtë parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

BE zbulon datën, kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

LAJMI I FUNDIT/ SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë

Zelensky: Na duhet një paqe e qëndrueshme, faleminderit Oslo për mbështetjen

Hungaria tërhiqet nga GJNP, Orban: Gjykata po ndërhyn politikisht

Moti i keq godet Francën, përmbytje të mëdha nga reshjet e dendura, raportohet për tri viktima

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.