Doktore e Shkencave Eva Allushi ka reaguar pas protestës së maturantëve që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit për tezën e gjuhs shqipe.
Allushi me një postim në rrjetin sociale Facebook është shprehur se korrupsioni godet kudo, po në arsim, ai asgjeson të ardhmen.
“Korrupsioni godet kudo. Po ne arsim, ai asgjeson te ardhmen.”
Kujtojmë se nga ana e maturantëve të kryeqytetit pritet edhe një protestë mbasditen e sotme në orë 17:00.
Ndërkohë paralelisht gjimnazistët në Berat janë ngritur në protestë. Ata thonë se testi nuk kishte lidhje me modelin që nxori Ministria e Arsimit, ndaj kërkojnë që të ulen kuotat për hyrjen në universitete.
Discussion about this post