20:24 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rruga Milot-Fier 1.2 miliardë euro, PD: Kostoja e 1 km sa 7-fishi i rrugëve të BE

21:14 | 01/07/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rruga Milot-Fier 1.2 miliardë euro, PD: Kostoja e 1 km sa 7-fishi i rrugëve të BE

Duke e konsideruar si një projekt grabitqar, Partia Demokratike përmes ish-deputetes Jorida Tabakut ka deklaruar se rruga Milot-Fier ka një kosto 1.2 miliardë euro, dhe se ajo është e mbivlerësuar. Sipas Tabakut, kostoja e një kilometri rrugë në këtë projekt është 7 herë më e lartë se segmenti që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km që do të kushtojë 430 mln euro.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut: Si një bandë në ikje, në fund të mandatit Edi Rama po projekton dhe vjedhjen e fundit siç ka qene dhe bilanci i punës së tij ne keto 7 vjet

Sot, përmes shoë-t me të cilin kërkon edhe të mbulojë dështimin e tij dhe futjen e vendit në krizën më të rende të 20 viteve të fundit, shpalosi projektin e Rrugës Milot-Fier. Ndonese në një terren fushor dhe që piketon një distancë 136 km përmes të cilës qeveria pretendon të shkurtojë kohën nga 120 minuta në 75 minuta do të ketë koston e 1.2 mld eurove.

Autostrata qe lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën, e financuar nga BE ka një kosto, prej 1.29 mln euro për 1 km një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier.

Ironikisht, rruga e Kombit për të cilën kryeministri Rama ishte kunder dhe e anatemoj vazhdimisht e gjatë 114 km dhe ka shkurtuar një distancë prej 8 orësh ne afro 2 orë, pershkon një terren malor, ka tunele, ura e përforcime të tjera ka pasur një kosto prej 1.38 mld eurosh.

Bilanci i tij për ndërtim rrugësh dhe investime në infrastrukturë është inekzistent. Sot, ai ka shpalosur një projekt grabitqar por që ia kalon të gjitha grabitjeve të mëparshme. Edi Rama do të mbahet mend si i vetmi kryeministër që ka hapur tendera e ka dhënë koncesioni por kurrë nuk i ka zbatuar ato. Do të mbahet mend si Kryeministri i projekteve te florinjta pasi vetëm rrugë nuk mund të quhet ajo listë dëshirash që janë duke tenderuar.

Kjo sjellje kriminale ka një efekt të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit dhe në borxhin publik kur deri më sot kontratat e lidhura shkojnë në një vlerë prej 13% e PBB. Dallimi është mëse i qartë për të gjithë. Shqipëtarët janë sot në mes të një krize ekonomike, parashikimi i BERZH është se Shqipëria do të ketë një rënie ekonomike prej 9% të PBB.

Një vit më parë në Poznan të Polonisë u prezantua ndër të tjera dhe projekti i financuar nga BE që do te lidhë Mesdheun dhe Adriatikun plus Jonin me një autostradë. Sipas këtij projekti të madh segmenti që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km do të kushtojë 430 mln euro. Kostoja e 1 km rrugë sipas standarteve të BE është 1.29 mln euro një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier.

Premtimi ynë mbetet i njëjtë; RISHIKIMI I ÇDO KONCESIONI DHE PPP si dhe PLATFORMA ANTIMAFIA DHE ANTIKORRUPSION. Le t’i ofrojmë shqiptarëve investime reale që krijojnë vende pune e i japin frymë ekonomisë, mjaft më me fasada!

Etiketa: jorida tabakumilot-fier
Pas

Artan Hoxha: Thaçi zgjodhi standardin ‘Haradinaj’, ja pse nuk duhet ta japë dorëheqjen

Para

Përditësimi i situatës me Covid-19, sa persona të infèktuar u zbuluan 24 orët e fundit në Kosovë

Para
Covid-19/ Zbulohen 122 raste të reja me korònavirus në Kosovë, sa pácientë u shërùan në 24 orë

Përditësimi i situatës me Covid-19, sa persona të infèktuar u zbuluan 24 orët e fundit në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente gjatë festës serbe në Gazimestan

Izraeli përgatit plan strategjik kundër Iranit pas 12 ditësh sulmesh intensive

“Kam respekt të madh për Trumpin”, Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Përshpejtohet integrimi në BE! Në Samitin e Brukselit, vendet anëtare konfirmuan mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Stërvitjet ushtarake përforcojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA–Serbi

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.