Sot në Kosovë përkujtohet 20 vjetori i çlirimit të vendit nga forcat paqeruajtëse të NATO-s ku me ftesë zyrtare marrin pjesë përfaqësues të politikës nga shumë vende të botës përfshirë edhe Amerikës ku i pranishëm është edhe ish-presidenti Bill Clinton, zv.ndihmës sekretari amerikan Mathew Palmer.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi me ‘Urdhrin e Lirisë’ para nisjes së ceremonisë, ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright dhe ish-komandantin e NATO-s gjeneralin Wesley Clark.
Të pranishëm nga Shqipëria janë edhe Presdienti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama dhe kjo është dalja e parë publike e tyre që pas nisjes së krizës politike në vend që ka të bëjë me shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore.
Rama dhe Meta janë ulur në rreshtin e parë të të ftuarve ndërkohë që midis tyre qëndron kreu I Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Ndërkohë që në foton e mëposhtme, Meta është fiksuar me kokën ulur, nga ana tjetër kryeministri Rama qëndron me këmbën mbi këmbë dhe syzetn e diellit në sy të cilat nuk I ka hequr për asnjë moment.
Diçka tjetër që ka bërë përshtypje në këtë ceremoni është se sapo presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ngjitur në podium për të marrë fjalën, është pritur me ovacione kundërshtuese nga qytetarët që po e ndjekin këtë aktivitet, por presidenti nuk ka dhënë asnjë koment duke ju përmbajtur gjatë fjalës së tij vetëm rëndësisë që ka ky 20 vjetor dhe shtet-ndërtimi i Kosovës.
Madeleine Albright: Ishte një luftë mes forcave barbare dhe lirisë
Pas presidentit Thaçi foli dhe ish-sekretrja e Shtetit Madeleine Albright e cila u nderua dhe me Urdhrin e Lirisë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
“Kjo luftë ka qenë përballje mes forcave barbare dhe lirisë e demokracisë. Ne fituam se aleanca jonë ishte e fortë dhe se kauza jonë ishte e drejtë.
Kur erdha herën e parë pashë një komunitet të abuzuar dhe 1 muaj më pas kur u ktheva dhe fola me një komunitet kosovarësh dhe ai ishte një emocion i madh, ndërsa kosovarët po ktheheshin në shtëpinë e tyre dhe Kosova ishte më në fund e lirë.
Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga korriku i atij viti, dhe kosovarët kanë dëshmuar se janë të zotuar për ngritjen e një shteti demokratik
ju keni zhvilluar shtetin, media të pavarur, një sistem gjyqësor, një qeverisje konstruktive në nivel lokal dhe qendror.
Kjo ka qenë një punë e zellshme dhe Kosova e meriton integrimin në NATO, lëvizjen e lirë.
Tani më lejoni të prezantoj një burrë që e ka bërë të mundur gjithë këtë, ish-presidenti i SHBA-ve dhe nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë në atë kohë“, tha ish-sekretarja Albright pa i shmangur emocionet.
Presidenti Bill Clinton: Mbaj në zyrë foto nga lufta juaj
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbajtur një fjalim frymëzues në Kosovë, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit, ku u shpreh se ndërhyrja e NATO-s ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme që ai ka marrë në karrierën e tij.
Clinton u shpreh se ai mban në zyrë një foto nga lufta e Kosovës, për të treguar se çfarë është e aftë të bëjë politike. Më tej ish-presidenti u shpreh se sot Kosova duhet të shohë përpara, dhe përkrahja e SHBA-ve në këto 20 vite ka qenë e palëkundur, pavarësisht nëse në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë Republikanët apo Demokratët.
Pjesë nga fjala e Clinton:
Presidentja Jahjaga faleminderit që më takove dje me të gjitha organizatat joqeveritare. Faleminderit të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve fqinje, sot dua të flas veçanërisht për të ardhmen, po fillimisht dua të bëj një rrëfim për të shkuarën.
Dua të falenderoj qytetarët e Kosovës për këtë pritje që na bëni, do të jetë nderi më i madh në jetën timë që kam qenë pranë jush në kohën e spasrtimit etnik. Kam një fotografi të Tony Blair, dhe timen në zyrë nga koha e luftës. Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë e kuptoj se cili ka qenë qëllimi kryesor i politikës, dhe e drejta e vendimit që kam marrë. 79 ditë të bombardimeve nga NATO e kanë fituar atë luftë, pas 20 vitesh ju e keni arritur paqen.
E di që në koë paqeje është se çfarë të bëjmë për të ardhmen. Shumë menduam kur ra muri i Berlinit, të gjithë do të bëheshim miq, por nuk ndodhi kështu. Ju duhet të qëndroni për atë që mendoni se është e drejtë, Kosova për SHBA dhe NATO qëndronte më e madhe sesa vetja jonë. SHBA kanë qenë gjithnjë pranë jush, pavarësisht se kush parti drejtonte Shtëpinë e Bardhë, apo se cila e drejtonte Kongresin.
Ajo që duhet të bëni sot është të falenderoni zotin që keni bërë pjesë e zgjedhjeve, dhe nuk keni më nevojë që të gjuani njëri tjetrin me bomba. Unë besoj se shumë nga ky konflikt është dizanjuar nga njerëz që nuk kanë brenga për të ardhmen e tyre, unë dua që të jem një memorie e largët për të moshuarit.
Çfarë duhet të bëni ju në 10 vitet e ardhshme? Kam marrë një kurajo të madhe përpara 20 viteve, që fëmijët tuaj të jetonit të lirë. Dhe më pas kam thënë lini armët dhe diskutoni për të ardhmen tuaj, për të ndërtuar të nesërmen, dhe për të nderuar të dashurit tuaj që keni humbur. Zot bekoji qytetarët e Kosovës për përparimin e tyre, tanimë mendoni rreth asaj që mund të arrini së bashku
Mathew Palmer: Dialog Serbi-Kosovë, SHBA krah jush
Gjatë kësaj ceremonie foli edhe zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i cili theksoi gjatë fjalës së tij se është e domosdoshme një marrëveshje e pranuar nga të dyja palët si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.
Ai shtoi se SHBA-të do të jenë pranë saj në rrugën integruese por dha edhe një mesazh të fortë kur tha se Serbia dhe Kosova do të jenë gjithnjë dy fqinjë të ngushtë dhe se duhet të marrin shembull nga marrëveshja e arritur midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
“Ne jemi krenar për mundin dhe sakrificën e SHBA-së për këtë vend dhe nuk pranojmë kthimin prapa të pavarësisë së Kosovës. Sot ju sfidoj që të parashihni një të ardhme më të ndritur, sepse vareni nga qytetarët e Kosovës për të parë të ardhmen tuaj. Një e ardhme e ndritur varet nga demokracia e fortë, llogaridhenia, ndëshkimi i paligjshmërisë dhe zbatimi i ligjit. Liderët duhet të ruajnë një klimë pozitive, përparimi kërkon zotim për të ruajtur lirinë dhe paqen midis Prishtinës dhe Beogradit për të ndëshkuar më pas edhe ata që kanë kryer krime.
SHBA qëndron pranë Kosovës por është koha që edhe Kosova të arrijë një marrëveshje me një njohje të dyanshme. Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinj të ngushtë dhe normalisht të dyja duhet të bazohen tek e ardhmja perëndimore dhe europiane. Nuk ka kohë më të mirë dhe të përshtatshme. Greqia dhe Maqedonia e Veriut e bënë këtë me një lidership largpamës edhe pse kishin një konflikt të hershëm. Shfrytëzoni mundësinë për një të ardhme më të mirë, dhe SHBA-të zotohën për tu ndodhur pranë jush”, tha Palmer.
Kryeministri Haradinaj ftesë Serbisë: Paqen e bëjnë të guximshmit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në këtë ceremoni i ka bërë thirrje Serbisë të njohë Kosovën si shtet dhe të përqendrohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre. Ai gjithashtu falenderoi dhe Presidentin Klinton pasi: “spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President. Ju me avionët e jetës ndalët trenat e vdekjes. Sot një popull i rilindur ju falenderon për jetë.“.
Pjesë nga fjala e Haradinaj:
“Për shumë kohë populli ynë e ka kërkuar lirinë, breza e breza kanë vuajtur dhe janë flijuar. Populli i Kosovës e priste nga Zoti ndihmën. Bijtë e bijat e këtij populli qëndronin me popullin. Qëndronin Jasharajt dhe luftëtarët e Lirisë. UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President. Ju me avionët e jetës ndalët trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë të pajtuhemi me Serbinë.
I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufinjtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit. Në mënyrë që brezave tu lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij.
Kosova është gati për tu pajtuar dhe i bën thirrje Serbisë për pajtim. E bëjmë dhe në falenderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare. Presidenti Clinton jeni në shtëpinë tuaj. Të gjithë sot jemi në shtëpinë tonë. Zoti bekoftë Kosovën dhe aleatët e Kosovës”, u shpreh Ramush Haradinaj.
(Faxweb.al)