Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Kosova u zgjodh si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta uron Kosovën dhe shprehet se ky shtet është një faktor i rëndësishëm I paqes në rajon.
Postimi i plotë:
Shumë urime dhe suksese Kosovës për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Kosova është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon, shembull i shkëlqyer i demokracisë funksionale.