Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Për analistin Nexhmedin Spahiu ky është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe se do të ndikojë në sistemin e drejtësisë.
Spahiu për gazetaren Rovena Neziri tha se anetarësimi dhe liberalizimi i vizave mund të konsiderohen si presion ndaj Serbisë dhe avantazh për Kosovën.
Spahiu: Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, pas dështimit në Unesco dhe Interpol vite më parë.
Do të ndikojë në sistemin e drejtësisë. Me anëtarësimin në KiE do te jetë e qasshme edhe gjykata e Strasburgut per te drejtat e njeriut. Do të ndikojë në përmirësimin e sistemit të gjyqësisë.
Rëndësia është më e madhe politike. Në kohën kur po bëhën pazaret përfundimtare me Serbinë, rreth njohjes, anëtarësimi, liberalizimi i vizave janë një lloj presioni mbi Serbinë dhe avantazh mbi Kosovën që ia bëjnë shtetet e Perëndimit. Eshte nje lajm i mire per Kosoven. Kjo e bën pazarin më të vështirë për Serbinë dhe me te lehte per Kosoven.