Asnjë i vdekur nga Covid-19, konfirmohen 63 raste të reja për 24 orë
63 raste të reja me virusin Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërsa, nuk është shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në rezultatet e publikuara për 24 orët e fundit, ku nga 592 mostra të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, kanë rezultuar 63 raste pozitive.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Ndërsa, gjatë 24 orët e fundit janë shëruar 87 persona, duke ulur numrin e rasteve aktive në 1730 persona.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730”, theksohet në njoftim.
Edhe në 24 orëshin e fundit, është kryeqyteti, Prishtina, që prinë me numrin e rasteve pozitive me Covid-19.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.