11:28 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Kosova është nën sulm”, Osmani intervistë për Reuters

18:21 | 28/09/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidentja e Kosovës dy ditë në Shqipëri/ Osmani “kokë më kokë” me Ramën, takim dhe me homologun Bajram Begaj

“Kosova është nën sulm”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani për Reuters në një intervistë në zyrën e saj këtë të enjte.

“Grupi (i armatosur) thjesht ushtroi synimet dhe motivet e Serbisë si shtet dhe Vuçiqit si udhëheqës”.

Osmani tha se Serbia ka ende pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe po vepron për të përmbushur një ‘model të Krimesë’ duke krijuar tensione në veri të Kosovës, ku rreth 50,000 serbë vendas ende e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre dhe refuzojnë sundimin nga Prishtina, shkruan Reuters.

“Ajo që unë do t’i thosha presidentit Vuçiq është ndalini ngatërresat me Kosovën. Kosova do ta mbrojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj me çdo çmim. Ata po përpiqen të realizojnë një model të Krimesë në Republikën e Kosovës, por ne absolutisht nuk do ta lejojmë të ndodhë… [ne] do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës”.

Rusia pushtoi dhe aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014 dhe autoritetet e Kosovës kanë frikë se Serbia mund të shkëputë pjesën veriore të Kosovës.

Osmani në Reuters tha se sulme të ngjashme mund të përsëriten edhe në një të ardhme të afërt dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë gjithçka që Serbia të mos përkrahë grupe të tilla.

“Jam shumë e shqetësuar se sulme të tilla, qoftë edhe më të mëdha, mund të ndodhin në të ardhmen nëse Serbia nuk dënohet, para së gjithash për këtë akt terrorist agresioni”, tha ajo.

Presidentja tha se bisedimet mes dyve vendeve nuk mund të vazhdojnë si më parë.

“Absolutisht nuk është më si zakonisht”, tha ajo.

“Ne kemi qenë viktima të një agresioni të Serbisë dhe të gjithë duhet ta trajtojnë atë si të tillë, edhe në qasjen e tyre ndaj Serbisë tani e tutje”.

Pas

Autoriteti Rrugor: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Peshkopisë dhe anasjelltas për dy ditë

Para

Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiçit në sulmin në Banjskë

Para
Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiçit në sulmin në Banjskë

Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiçit në sulmin në Banjskë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike para hotelit të tij dhe e shfrytëzonte për parkim privat, nën akuzë pronari

Nga lirimi me kusht për burgimin e përjetshëm tek shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit/ Cilat janë risitë e Kodit të ri Penal

Apartamente, llogari bankare dhe mijëra hektar pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar dhe bashkëshortes së tij (EMRI)

Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’ në Pogradec, policia publikon masat për mbarëvajtjen e sigurisë, ja akset që do të bllokohen nesër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.