16:33 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kurba pandemike në Kosovë arrin pikën më të ulët, vetëm 1 rast i ri gjatë 24 orëve

20:34 | 05/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohen rastet/ Çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania, dalin pozitiv me koronavirus

Koronavirusi në Kosovë duket se po shkon drejt zbehjes totale duke u nisur nga të dhënat e autoriteteve vendase.

Kujtojmë se Kosova ishte një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në rajon por fatmirësisht ditët e fundit kurba ka shënuar rënie duke bërë që sot Kosova të ketë numrin më të vogël të të prekurve me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 856.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 220 mostra, prej të cilave 1 ka rezultuar pozitive.“ Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë). ”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 87 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i IKSHPK’së:

“TETËDHJETË E SHTATË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një (1) rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).

Sot më 05 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 05 maj 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 3.694.087 raste të COVID-19 dhe 255.597 raste të vdekjes”.

Etiketa: koronavirusi ne kosoverastet drejt zeros
Pas

Regjisori serb, tróndit vendin e tij: Në furrat e Trepçës u dógjën më shumë se 1.500 trupa shqiptarësh

Para

Detaje/ U árrestua për átentátin ndaj prokurorit, Halilaj strehoi në shtëpi Redjan Rrajën, në telefonin e nipit të deputetit u gjet…

Para
Video/ Del nga reanimacioni Arjan Ndoja, pamjet nga dhoma ku do të qendrojë

Detaje/ U árrestua për átentátin ndaj prokurorit, Halilaj strehoi në shtëpi Redjan Rrajën, në telefonin e nipit të deputetit u gjet…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 233/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 22 mijë vota më shumë, forcon mandatin mandatin e 12-të

Mbyll numërimin e kutive të votimit Konispoli, kryesojnë me mbi 1000 vota socialistët

Numërohen 202/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët numërojnë mbi 30 mijë vota

Numërohen 521/1282 kuti në Tiranë, ndryshojnë balancat e mandateve! PS mbi 23 mijë vota më shumë se PD

“Kur i pyesim kush jeni ata largohen nga QV-të”! Zannier flet për ‘patronazhimin’ dhe përplasjen e Nokës me Xhabaftët në Vorë: Jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodhi, por ne nuk mund të…

Konstituimi i Kuvendit/ Osmani nis të enjten takimet me liderët e partive

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit

KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave nga Greqia

“Qeveria shpalli programe 1 ditë para zgjedhjeve, fali gjobat”/ Raporti i vëzhguesve të ODIHR, Zannier: Zgjedhjet e 11 majit, në kushte të pabarabarta garimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me Ambasadorin e Katarit, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar ndërkontinental

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.