Kosova prej ditësh po përballet me një numër shqetësues të të prekurve nga koronavirusi. Autoritetet vendase bëjnë thirrje për qëndrim në shtëpi pasi gjëndjen nuke shohin aspak mirë. Bëhet me dije se edhe 34 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe ndërkohë janë shëruar 3 pacientë të tjerë.
Numri i te prekurve me Covid -19 shkon ne 703 ndersa deri tani kane ndruar jete 19 person. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 34 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 703.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 263 mostra, prej të cilave 34 kanë rezultuar pozitive.
Njoftimi i IKSHPK’së:
TRE TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË E KATËR RASTE ME COVID-19!
Sot më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e katër (34) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë), gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar), pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan. Sot më 24 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e dy (162) raste.
Nga data 08 shkurt deri më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.890 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e tre (703) raste, ndërsa gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 2.807.240 raste të COVID-19 dhe 195.796 raste të vdekjes.
Discussion about this post