Në 9-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një sërë aktivitetesh pritet që të zhvillohen në Kosovë. Ceremonitë zyrtare që nisën rreth tri ditë më parë, do të kulmojnë ditën e sotme me homazhet që do të zhvillohen në varret e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së dhe presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rrugova.
Dy personalitetet do të nderohen për kontributin e madh që dhanë në formësimin e Kosovës shtet. Ajo që mungon në axhendë, thuhet se është parakalimi tradicional i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë ditë të shënuar për shtetin e ri, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, postoi në llogarinë e tij në “Facebook” një video të titulluar “Kosova ime”. “Kjo video në mënyrë simbolike përshkruan gëzimin dhe optimizmin për rrugën e pavarësisë. Urime 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!” shkruan Mustafa.
“Për nder të 17 shkurtit, sikurse para nëntë vjetësh u mblodhëm sërish në Kuvendin e Kosovës.
Nëntë vjet më parë ka përfunduar puna për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por ka filluar angazhimi për një Kosovë të zhvilluar dhe anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Për një Kosovë të të gjithë qytetarëve të saj, ku secili është i lirë të gjejë lumturinë e tij pa u cenuar nga të tjerët dhe pa cenuar të tjerët.
Është kjo Kosova e njerëzve që nuk dorëzohen, e ndërmarrësve, punëtorëve, burrave dhe grave që gjetën forcë dhe mbi dhimbjen e shkatërrimin e luftës ndërtuan shtet me dashuri, solidaritet dhe respekt për njëri-tjetrin.
Me këtë dashuri për vendin tonë duhet të punojmë dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që po vijnë.
Dita e Republikës është vetë historia e Kosovës dhe për interesin e shtetit të gjithë duhet të jemi të bashkuar!
Për nder të 17 shkurtit, sikurse para nëntë vjetësh u mblodhëm sërish në Kuvendin e Kosovës.
Nëntë vjet më parë ka përfunduar puna për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por ka filluar angazhimi për një Kosovë të zhvilluar dhe anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Për një Kosovë të të gjithë qytetarëve të saj, ku secili është i lirë të gjejë lumturinë e tij pa u cenuar nga të tjerët dhe pa cenuar të tjerët.
Është kjo Kosova e njerëzve që nuk dorëzohen, e ndërmarrësve, punëtorëve, burrave dhe grave që gjetën forcë dhe mbi dhimbjen e shkatërrimin e luftës ndërtuan shtet me dashuri, solidaritet dhe respekt për njëri-tjetrin.
Me këtë dashuri për vendin tonë duhet të punojmë dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që po vijnë.
Dita e Republikës është vetë historia e Kosovës dhe për interesin e shtetit të gjithë duhet të jemi të bashkuar!”, shkruante dje Hashim Thaçi.