Pas fletëarresteve për Ramush Haradinajn, Kosova nis “hamarrjen” ndaj Serbisë. Sic kishte paralajmëruar më parë kreu i AAK-së, Prokuroria e Kosovës ka nxjerrë 57 urdhra për arrestimin e shtetasve serbë, të dyshuar për krime lufte.
“Sipas kërkesave për ndjekje penale të paraqitura nga prokurorët vendas, gjyqtarët e procedurës paraprake në gjykatat e shkallës së parë lëshuan 57 urdhër arrestime vendase dhe ndërkombëtare,” tha për BIRN zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi. Megjithatë,emrat e personave të kërkuar nuk bëhen ende me dije.
Megjithatë, zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, tha se për hetimet po punojnë vetëm institucionet gjyqësore lokale dhe jo ato ndërkombëtare.
“EULEX-i nuk është i përfshirë në përpunimin 57 urdhër arrestimeve, siç është raportuar në media. Këto urdhër arrestime kanë lidhje me çështjet lokale që po hetohen aktualisht nga prokuroria e Kosovës”, tha Domi.
Ndërkohë, mediat serbe shkruajnë se në listën e personave të kërkuar nga Kosova bëjnë pjesë edhe zyrtarë të partisë qeverisëse serbe.
Megjithatë, publikimi i emrave të kërkuarve, sipas avokatit Tomë Gashi do të vështirësonte procesin e zbatimit të arrestimeve. (D.D/Shuplaka)