17:38 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kosova i mbylli aktivitetin “Iute Credit”, ‘tërbohet’ Estonia: Nuk është koha për përleshje diplomatike

18:55 | 28/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosova i mbylli aktivitetin “Iute Credit”, ‘tërbohet’ Estonia: Nuk është koha për përleshje diplomatike

Vetëm katër ditë pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë i kishte ardhur edhe njohja nga Estonia. Bizneset e këtij shteti kanë bërë edhe disa investime në Kosovë në mesin e të cilave është edhe “IuteCredit”, e cila u mbyll me një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës. Për këtë veprim të Kosovës është interesuar Qeveria estoneze. Ministria e Jashtme e Estonisë ka kërkuar shpjegime nga Kosova pse është mbyllur ky biznes duke përdorur veprimet e skajshme ligjore.

Kryediplomati estonez, Matti Maasikas, para disa ditësh i ka telefonuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit, nga i cili ka kërkuar shpjegime se pse shteti kosovar mbylli një biznes të Estonisë në Kosovë “IuteCredit”.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë kanë konfirmuar bisedën e Pacollit me Urmas Reinsalu. Kanë thënë se temë e telefonatës ka qenë edhe mbyllja e “IuteCredit”. Kanë thënë se përgjigja e Pacollit për shefin e diplomacisë estoneze ka qenë se Kosova ka vepruar bazuar në ligjet e aplikueshme.

Madje, edhe nivele tjera të diplomacisë estoneze janë angazhuar për të kërkuar sqarime se pse Banka Qendrore e Kosovës mbylli biznesin “IuteCredit”.

Edhe Sektretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë Rainer Saks i është drejtuar homologut të tij kosovar në MPJ, Fitim Sadikut, nga i cili ka kërkuar informacione shtesë se çka ka ndodhur me “IuteCredit”. Ka kërkuar sqarime se pse është mbyllur një biznes i një vendi të BE’së kur dihen edhe raportet e mira Kosovë-Estoni.

Saks ka përmendur në fillim të letrës gjithë ndihmën e shtetit estonez ndaj Kosovës, duke filluar nga njohja, ndihmën në fushën e sundimit të ligjit, ndihmën ne anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e deri te ndihmat financiare.

Ky zyrtar estonez ka kërkuar nga shteti i Kosovës sqarime pse është mbyllur “IuteCredit” ndërsa ka thënë se pret shpjegime nga Kosova se çka mund të bëjë shteti estonez për të kthyer aktivitetin e kësaj kompanie në Kosovë.

“Masat e marra dhe çështjet e ngritura nga Banka Qendrore e Kosovës kanë qenë proporcionale, dhe janë adresuar nga kompania. Vendimi që është marrë më 6 dhjetor 2019 është një masë e shkallës së fundit. Nuk duket të ketë pasur ndonjë proces paraprak të bazuar në ligjet që janë në fuqi që përshkruajnë qartë rrjedhën e procesin. Sa për dijeninë tonë, asgjë nuk e garanton një veprim të tillë”, thuhet në letrën e shkruar.

Avokati i ardhur nga Estonia, Rauno Kinkar, ka paralajmëruar mundësinë e prishjes së raporteve diplomatike për shkak të mbylljes së “IuteCredit” derisa ka bërë thirrje të ndalet procesi i likuidimit të biznesit estonez.

“Kjo tani është shndërruar në çështje ndërkombëtare dhe diplomatike. Estonia e ka njohur Kosovën ndër vendet e para. Ministri i Punëve të Jashtme e ka kontaktuar ministrin e Jashtëm këtu në Kosovë. Kjo nuk është koha për përleshje diplomatike, ne jemi këtu që të gjejmë zgjidhje miqësore dhe procesi i likuidimit të ndërpritet dhe të shmangen dëmet e tjera të Iute Credit”, ka thënë Kinkar.

Avokatët e “IuteCrdit” kanë kërkuar, po ashtu, të respektohen rregullat ligjore me rastin e këtij biznesi. Kanë thënë se nëse s’respektohen rregullat do ta çojnë vendimin në Arbitrazh./Gazeta Express

Pas

“Dha shpirt në duart e mija”, Kastro Zizo rrëfim prekës për humbjen e nënës: Kujtim i zi, kam lënguar shumë

Para

“O Anna, dashninë ti mos ma merr”, kush është vajza të cilës i “lutet” Nora për Robertin

Para
‘Të lutem kthehu prapë’, Nora reagon pas deklaratës së Robertit

"O Anna, dashninë ti mos ma merr", kush është vajza të cilës i "lutet" Nora për Robertin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit portugez në Sarandë

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.