Situata pándemike në Kosovë duket se akoma nuk po gjen qetësi pasi edhe sot ka patur raste të reja pozitive.
Autoritetet në vend bëjnë me dije se numri i të ínfektuarve me kòronavirus ka shkuar në 945 dhe se gjithashtu janë shëruar edhe 19 persona të prèkur nga kòronavirusi.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 300 mostra, prej të cilave 18 kanë rezultuar pozitiv.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri)”, ka njoftuar IKSHPK.
Discussion about this post