Në “Tokyo 2020” do të jetë edhe Kosova. Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), që ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lojërat Olimpike të pas një viti.
“Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka marrë ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, thuhej në njoftimin e KOK.
Kujtojmë se në “Rio 2016”, ekipi Olimpik i Kosovës debutoi me medaljen e arit të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi.
Kosova në këto Lojëra Olimpike pritet që të përfaqësohet me shumë sportistë në disa disiplina sportive.
Sportistët e Kosovës do të marrin pjesë për herë të dytë në garat më kulminante botërore, të cilat mbahen çdo katër vjet.