09:11 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kosova mund të marrë 882 milionë euro nga BE

14:42 | 09/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosova mund të marrë 882 milionë euro nga BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka deklaruar se për katër vjetët e ardhshme Bashkimi Evropian i ka ndarë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku 882 milionë euro mund të jenë për Kosovën kur të plotësohen reformat e dakorduara.

Ai njoftoi të mërkurën se 235 milionë euro janë grante e pjesa tjetër e shumës hua, duke shtuar se këto pritet të investohen në dakordim me Komisionin Evropian. Bislimi njoftoi se po punohet në realizimin e planit që Kosovën e afron pranë inkuadrimit në BE.

“Plan ka për qëllim që vendin tonë ta sjellë më afër Bashkimit Evropian dhe të përshpejtohet procesi i arritjes së reformave, që të shpejtojmë hyrjen në Bashkim Evropian. Për katër vjetët e ardhshme nga Komisioni Evropian janë ndarë edhe 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova do t’i ketë 882 milionë euro kur i plotësojmë reformat që jemi dakorduar me Komisionin Evropian”, ka deklaruar ai para gazetarëve.

Bislimi shtoi se në mesin e reformave të dakorduara bëjnë pjesë përforcimi i administratës, organizimi i ministrive të linjës, plotësimi i kornizës ligjore të prokurimit, siguria kibernetike, forcimi i zbatimit të kornizës legjislative, të drejtat e komuniteteve joshumicë”, ka thënë ai.

Pas

Tensionet te “Sterilizimi”/ Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin, reagon Peleshi: U tejkalua çdo kufi! Dhuna, e papranueshme

Para

Rusia deklaron emergjencë lokale, aty ku Ukraina ia goditi arsenalin e armëve

Para
Rusia deklaron emergjencë lokale, aty ku Ukraina ia goditi arsenalin e armëve

Rusia deklaron emergjencë lokale, aty ku Ukraina ia goditi arsenalin e armëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.