Gjatë mbrëmjes së sotme u mësua se në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, do të kandidojë për Kryeministër kryetari aktual i Parlamentit, Kadri Veseli, një vendim që është marrë me votat unanime të kryesisë së partisë.
Ndërsa është mësuar gjithashtu se Behgjet Pacolli i AKR-së dhe Fatmir Limaj i Nismës sapo kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor ku kandidat për Kryeministër është ky i fundit. Ndërsa aleatët kanë shprehur qëndrimin e tyre se deëra e këtij koalicioni mbetet e hapur për pjesmarrjen në të e subjekteve të tjera.
Sipas Pacollit, koalicioni i krijuar me NISMA-n do të jetë vendimtar në formimin e qeverisë së ardhshme.
Ndërsa Limaj, i njohur edhe si komandant ‘Çeliku’, me pseudonimin gjatë luftës së UÇK-së, njoftoi edhe kandidaturën e tij për kryeministër në këtë koalicion.
Ndërkohë që theksojmë se koalicioni Nisma-AKR janë I dyti I regjistruar deri më tani, pasi është zyrtarizuar tashmë aleanca parazgjedhore mes AAK-së dhe PSD-së.
Ndërsa përflitet për një koalicion të mundshëm midis Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhejs Demokratike të Kosovës, drejtuar nga Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Nëse do të arrihet një marrëveshje mes dy subjekteve politike të cilat janë në treshën e partive më të mëdha në vend përfshirë edhe PDK-në, praktikisht do të ishte koalicioni më pranë formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithsshme që pritet të zhvillohen në fillim të Tetorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)