03:34 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kosova në listën e BE si vend i sigurtë! Shanset për të fituar të drejtën e azilit janë të pakta, aplikimet e tyre do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar

09:13 | 17/04/2025
në Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosova në listën e BE si vend i sigurtë! Shanset për të fituar të drejtën e azilit janë të pakta, aplikimet e tyre do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar

Komisioni i BE-së propozon zgjerimin e listës së vendeve të sigurta të origjinës edhe me shtatë vende. Azilkërkuesit nga këto vende në të ardhmen nuk mund të kenë sukses me aplikimet për azil në vendet e BE-së.

Komisioni i BE-së ka publikuar një listë me shtatë vende, që këtej e tutje konsiderohen si vende të sigurta të origjinës. Lista përfshin Kosovën, Indinë, Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin Marokun dhe Tunizinë. Kërkesat për azil nga njerëzit që vijnë prej këtyre vendeve në të ardhmen mund të shqyrtohen në vendet anëtare të BE-së me procedurë të përshpejtuar, sepse ata kanë pak shanse për të fituar të drejtën e azilit.

Çdo aplikim shqyrtohet individualisht

Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së procedura e përshpejtuar duhet të zgjasë më së shumti tre muaj. Vendet anëtare megjithatë duhet që të shqyrtojnë çdo kërkesë për azil individualisht, pavarësisht, nëse personi vjen nga një vend i klasifikuar i sigurt origjine apo nga ndonjë vend tjetër. Lista vlen për të gjitha vendet anëtare të BE-së, por nuk zëvendëson listat kombëtare. Nga shtatë vendet e reja të vlerësuara si të sigurta prej Komisionit të BE-së, deri tani asnjëri nuk është pjesë e listës së Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani (BAMF).

Komisioni deklaroi më tej, se vendet kandidate për anëtarësim në BE konsiderohet si shtete të sigurta origjine. Megjithatë ka përjashtime për vende, në të cilat në sfondin e konflikteve të armatosura mbizotëron “dhuna e shfrenuar”, ndaj të cilëve BE ka vendosur sanksione – ose edhe nëse kuota e pranimit është më shumë se 20 përqind për azilkërkuesit nga ky vend.

Reforma e azilit hyn në fuqi në qershor 2026

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, e vlerësoi listën si një “sukses” për qeverinë e tij. Roma në mënyrë të përsëritur është angazhuar për një kufizim më strikt të migracionit në BE. Parlamenti i BE-së dhe vendet anëtare duhet ta miratojnë këtë listë. BE vitin e kaluar ra dakord për reformimin e sistemit të përbashkët europian të azilit. Reforma do të hyjë në fuqi në qershor 2026.

Pas

Rama publikon foton e diasporës me zarfin e votës: Po realizojmë premtimin

Para

“Altin Dumani meriton respekt”- Goditjet e zyrtarëve nga SPAK, Rama: I hymë detit në këmbë! Drejtësinë e pavarur, s’e solli Amerika dhe as BE-ja

Para
Rama publikon foton e diasporës me zarfin e votës: Po realizojmë premtimin

“Altin Dumani meriton respekt”- Goditjet e zyrtarëve nga SPAK, Rama: I hymë detit në këmbë! Drejtësinë e pavarur, s’e solli Amerika dhe as BE-ja

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.