Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës është paraparë të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Për ditën se kur do të mbahet seanca do të vendosë Kryesia e Kuvendit. Për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin nevojiten 80 vota.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli një ditë më parë u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend, megjithëse koalicioni qeverisës ende nuk i kishte siguruar votat e mjaftueshme.
Edhe ambasadori Greg Delaëie si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova kishin bërë thirrje për miratimin e demarkacionit.
Sot neë Kosovë po qëndron një delagacion I lartë I BE-së, kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme të BE-së dhe komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn. (B.H/Faxweb)