Kryeministri Edi Rama në daljen e tij për gazetarët tha sot se nuk kishte asnjë arsye që të konsultohej me Kosovën për vendosjen e tarifës prej 10 eurosh në Rrugën e Kombit.
Rama u shpreh se: Kush është arsyeja që duhet të konsulohesha? Kjo nuk është taksë. Është tarifë përdorimi. Përdor një mall do japësh pjesën tënde. Nuk kemi asnjë aryse të konsultohemi. Nuk është tarifë e vendosur politikisht.
Nëse tarifa është e lartë lëre mos e bëj. Por në rastin konkret nëse nuk e bën, fundi dihet, rruga do të prishet. Kjo nuk është tarifë patriotizmi. Patriotizëm është ta paguash tarifën. Ato historitë që këtu do ndërpriten flukset, janë qesharake. Asgjë nuk do ndërpritet, gjithçka do vazhdojë normalisht.
Kujtojmë se në Kosovë ka pasur një sërë protestash, pasi lëvizjet e biznesit atje janë shumë të shpeshta përmes ‘’Rrugës së Kombit”.