Nis dhënia e ndihmës nga Kosova për Shqipërinë. Siç e kishte përmendur edhe kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, Kosova do të ndihmonte Shqipërinë me grupe shpëtim-kërkimi, ndërsa sot 5 të tillë kanë mbërritur në Fier.
”Fax News” mëson se në Ferras dhe në zonën e Frakullës janë duke mbërritur nga Kosova 5 grupe kërkim-shpëtimi. Kjo, për të ndihmuar në evakuimin e banorëve që kanë qëndruar në katet e dyta të banesave dhe të bagëtive që ata kanë.
Ndërhyrjet për evakuim do të vazhdojnë sepse po vazhdon rritja e prurjeve të lumit Vjosë.
Në këtë zonë janë të bllokuar 20 familje dhe fatmirësisht u arrit të shpëtohej furgoni me efektivë të policisë.
(V.G/Faxweb)
Discussion about this post