Ligji për vetingun, si duket do të miratohet së shpejti edhe në Kosovë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albuena Haxhiu e cila ka thënë se ekzistojnë 2 alterntiva për kalimin e këtij ligji. Sipas kësaj këto dy alterntiva do të kalojnë përmes kuvendit.
Por gjithashtu ajp u shpreh se kishte edhe një plan ‘B’ nëse nuk kalon dot nga kuvendi dhe do të realizohej me ndryshime ligjore. Ministrja shtoi se do të provonte alternativën e parë dhe se priste mbështetje nga partitë politike që janë në Kuvendin e Kosovës.
“Proceset në të cilat kemi punuar shumë është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Projekt ligji pritet të dërgohet shumë shpejt në qeveri dhe Kuvend. Kemi dalluar me dy propozime. Njëra është me ndryshime kushtetuese dhe tjetra me ndryshime të amendamenteve ligjore.
Do të ishte shumë më funksional që ky ligj të bëhet me ndryshime kushtetuese. Duke pasur parasysh që kjo mund të mos mbështetet nga partitë në Kuvend, madje partitë shqiptare në Kuvend kanë pasur premtime për këtë çështje. Andaj presim mbështetje që kjo të kalojë në Kuvend”, thotë ajo.
Ajo shtoi se nëse nuk marrin përkrahje, do të kalojnë në Planin B që është ai i ndryshimeve ligjore.
“Sapo të dërgoj koncept dokumentin në Qeveri do të kem takime me përfaqësues të partive politike. Nuk besoj se do ta kundërshtojnë, po ju them edhe njëherë. Kur të përfundojmë të gjithë procesin, Ministria e Drejtësisë nuk do të ketë në dorë asgjë. Do të jetë Presidenca dhe Qeveria që do të formojnë agjencitë dhe do të dërgojnë përpara këtë çështje. Uroj që të kalojnë”– u shpreh ministrja.
(B.V/Faxweb.al)