Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka hedhur përgjegjësinë tek kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për mos-krijimin e qeverisë së re.
Ai ka folur pak para se të niste senaca për konstituimin e Kuvendit të ri, nga ku ka deklaruar se Albin Kurti duhet të bëjë ç’është e nevojshme që të mos ketë më vonesa.
“Fituesi i zgjedhjeve të kryejë këtë veprimet për të konstituuar Kuvendin. Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi të parin, as mbi të dytin as mbi të tretin. Duhet të konstituohet Kuvendi. Vonesat tash e tutje për krijimin e institucioneve bien mbi VV-në dhe z. Kurti”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.
(M. I./ Faxweb.al)