Para disa javësh policia e Kosovës ka shkatërruar një grup kriminal i cili transportonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Serbisë. Në emisionin ‘’Drejtësia në Kosovë’’, rubrikën dedikuar policisë, një nga drejtuesit e këtij operacioni ka shpjeguar detajet.
Në detajet e dhëna drejtuesi i operacionit shprehet se droga do të shkëmbehej në afërsi të Vushtrisë. Sasia e drogës së konfiskuar ishte 10 kilogramë e gjetur në disa pako të mbështjella dhe shoqërohej nga dy vetura të ndjekura njëra pas tjetrës.
Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt vendeve të tjera ka qenë ditët e fundit një nga temat më të nxehta të aktualitetit dhe retorikës politike mes palëve në vend.
Për më shumë rreth operacionit videoja e mëposhtmë do të tregojë më shumë.