14:25 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kosova po importon 1 milion euro renergji elektrike në ditë

14:38 | 16/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosova po importon 1 milion euro renergji elektrike në ditë

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) njoftoi se për t’i mbuluar kërkesat e qytetarëve, është duke importuar rreth 1 milion euro rrymë në ditë. Në një komunikatë për media thuhet se kërkesa në kohë piku kalon mbi 800 megavate rrymë, që është “dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe”.

Në këtë situatë thuhet se kanë ndikuar temperaturat e larta, përkatësisht shfrytëzimi i madh i kondicionerëve, si dhe renovimi i një njësie të Termocentralit B, që, rrjedhimisht, ka zvogëluar prodhimin.

Në komunikatë nuk sqarohet se që sa kohë importohet nga 1 milion euro rrymë në ditë, por në Kosovë, prej javësh, mbizotërojnë temperatura të larta që u afrohen 40 gradëve të Celsiusit.

Për krahasim, në prill të vitit të kaluar, KESCO ka njoftuar se në 11 ditët e para të muajit, ka importuar rreth 5.4 milionë euro energji elektrike. Atëkohë, në këtë sasi të importit ka ndikuar rënia e temperaturave.

Në njoftimin e fundit thuhet, po ashtu, se çmimet e importit janë rritur – aktualisht në bursën prej ku importon Kosova “sillen mbi 200 euro për megavat”. Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.

Kosova ka kapacitet të prodhojë deri në 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në një ditë dimri për shembull, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë. Çmimi në bursa ndryshon. Në kohën e krizës energjetike në vitin 2022 ka arritur në rreth 430 euro për megavat. KESCO u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që ta kursjenë maksimalisht rrymën./ REL

Pas

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës, ja hyrje-daljet në 24 orë

Para

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës dhe Malltezit

Para
Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës dhe Malltezit

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës dhe Malltezit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite

Irani bën bilancin: Rreth 500 të vdekur dhe 3000 të plagosur nga sulmet izraelite!

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

Situata nga zjarri në Pilur ende jashtë kontrollit, ndërhyhet me helikopter

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Priten dëme shumë të mëdha në centralin Fordow të Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.