Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar një video, ku shkruan se Edi Rama po gënjen dhe se kushtetutën po tenton që ta ndryshoje për të hequr koalicionet para zgjedhore.
Duke risjellë një pyetje të gazetares, gjatë një konference për mediat, Edi Rama thekson se koalicionet parazgjedhore nuk do të ndalohen, por Bardhi në video publikon ndryshimet e bëra në dokumentin zyrtar të Komisionit të Ligjeve ku shkruhet se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore
“Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës. Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.
Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore. Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!”- shkruan Bardhi.