Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur mbrëmjen e sotme për “Zëri i Amerikës”, ndërsa është shprehur se Kosova është drejt pfinalizimit të marrëveshjes me Serbinë, ndërsa sipas tij ajo do të jetë gjithëpërfshirëse.
“Jemi drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë. Marrëveshja me Serbinë do jetë gjithë-përfshirëse, ndaj nuk duhet ta humbim. Procesi transparent, do takohen ekipet negociatore. Njohje reciproke Kosovë-Serbi si dy vende të pavarura”, tha Thaçi.
Nga ana tjetër kujtojmë se tensioni mes Kosovës dhe Serbisë është rritur ndjeshëm ditët e fundit, pasi qeveria Haradinaj, vendosi të rrisë taksën për produktet serbe nga 10% në 100%. Kjo masë ka ardhur si reagim ndaj përpjjekjeve serbe kundër njohjeve të Kosovës si dhe votën kundër anëtarësimit në INTERPOL.
(B.B/ Faxweb.al)