Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie shtetërore në shenjë nderimi për viktimat e mbetura nga tërmeti I mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Në vendimin e Thaçit shkruhet se dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Presidentit
Discussion about this post