Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin, ndërsa votimet kanë nisur në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00.
Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.
Në gjithë Kosovën do të hapen 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, ndërsa numri i votuesve është 1937 868.
Jane 25 subjekte politike, mes tyre katër koalicione, 20 parti politike dhe një kandidat i pavarur.
Kandidatët për kryeministër janë:
Haradinaj: AAK-PSD
Osmani: LDK
Veseli: PDK
Limaj: Nisma AKR
Kurti: Vetevendosje
Nenad Rashiq -Koalicioni Sloboda
Faxëeb.al ka mësuar se Ramush Haradinaj, do të votojë në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 10:00.
Vjosa Osmani në oren 10;00 tek Fakulteti teknik.
Albin Kurti në orën 09:30 tek fakulteti Juridik.
Lidhur me zgjedhjet, dhe Ambasdori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postim në Tëitter iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, pasi zëri i ccdokujt ka të drejtë që të dëgjohet.
“Në Kosovë si në Amerikë, çdo votë numërohet. Cdo zë ka rëndësi. Cilado qoftë pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni – më 6 tetor, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kosnett.
(E.K/Faxweb.al)