Kryeministri Edi Rama shpesh herë zgjedh t’i kthej përgjigje qyetarëve, të cilët i ankohen kryeministrit për problemet e tyre të përditshme.
Këtë herë ka qenë një komentues nga Kosova që ka denoncuar tek kryeministri, faktin se kishte qenë me pushime në Jug të Shqipërisë dhe se gjatë qëndrimit të tij 7 ditor kishte marrë nga bizneset vetëm 1 kupon tatimor.
E menjëhershme ka qenë edhe regimi i kryeministrit, I cili i përgjgijet se nëse do kishte ndjekur rrugën e biznesmenes në Spille të Kavajës që denoncoi direkt tek ai tatimorët e prangosur tashmë, edhe pronarët e lokaleve në Jug do të pësonin të njëjtin fat.
Qytetari: Zotri Kryeminister, sa jemi te tatimet, kur do beni ndonje reforme tatimore, pasi qe une jam nga Kosova dhe per 7 dite qendrim ne Jug te Shqipërise mora vetem nje kupon tatimor. Imagjino sa humb shteti ne këta muaj turizmi”, – i ka shkruar komentuesi, Ramës.
Rama: Nuk duhet të ikje pa marre kuponin Hax dhe nëse s’ta jepnin duhet të bëje fiks atë që bëri ajo zonja që i çoi në pranga këta batakçinj.
(S.SH/Shuplaka)