Ditën e shtunë, shtetasi nga Kosova, Xhaferr Osmani, u gjet i djegur brenda makinës së tij në Fushë-Krujë.
Ndërkohë që monstra nga trupi i tij janë dërguar në laborator ligjor për të bërë analizat e ADN-së, janë mësuar arsyet e udhëtimeve të tij të shpeshta mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Burime mediatike informojnë se Osmani rekrutonte vajza në lokalet buzë plazhit në Durrës, të cilave iu siguronte treg pune në Kosovë si këngëtare.
Në këtë rast nuk bëhej fjalë për këngëtare profesioniste, por amatore që eksperimentonin me muzikën popullore duke u ushtruar live në lokalet e Durrësit. Xhaferr Osmani iu premtonte atyre mundësi në tregun kosovar.
Ende nuk është zbuluar nëse vrasja e tij macabre ka lidhje apo jo me këtë veprimtari që kryente mes Kosovës e Shqipërisë.
(E.L./Faxweb)