Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk do të mund të jetë demokratike. Ai ka thënë se VV ka vijë të kuqe vetëm për PDK’në.
“Duhet të ndodh njëfarë reformimi në PDK dhe nuk mendoj që mund të ndodhë pa qenë në opozitë. Nëse ka individë në PDK të cilët e shohin të pamundshëm reformimin atëherë le të dalin prej aty”, ka thënë Kurti në KTV.
“Edhe deputetët që janë brenda PDK-së mund të vijnë në Vetëvendosje, nuk dua të cek kush, por ne i japim qasje të gjithëve”, është shprehur Kurti.
Kurti ka thënë se është Nait Hasani, e disa deputetë tjerë janë ndryshe prej të tjerëve.
Sipas tij, ndonëse deri tash nuk ka pasur takime me koalicionin LDK-AKR-Alternativa, mirëpo është për t’i shpeshtuar ato.
“Duhet t’i shtojmë e t’i shpejtojmë ato dhe nuk duhet të presim që të dështojë PAN që të vijë radha jonë. Situata më duket goxha e ngjashme me Maqedoninë ku VMRO nuk arriti ta bëjë qeverinë dhe ju dha radha socialdemokratëve. Punët duhet t’i bëjmë pa dështuar koalicioni PAN”, ka thënë Kurti.(B.H/Shuplaka)