Ish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se ekstremizmi islamik nuk është numri 1 i problemeve në Kosovë. Ai ka thënë se do ta lejoj shaminë në shkolla dhe në administratë.
“Prej vitit 2011 ne e kemi pasur të qartë qëndrimin tonë, që ne jemi kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës, ka pasur tendenca për ta ndaluar këtë, ne jemi kundër ndalimit, pra ne nuk do ta pengojmë një vajzë të shkollohet ose një vajzë që jep mësim në sistemin arsimor që është e mbuluar”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë gjithashtu se Vetëvendosje beson se ka një tendencë të theksuar që që ekstremizmi islamik të paraqitet si problemi më i madh.
Vetëvendosje ka kundërshtuar para disa kohësh edhe arrestimin e disa imamëve në Kosovë të dyshuar se mund të kenë patur ndikim në dërgimin e disa të rinjve kosovarë në Siri.
Në luftimet e Sirisë kanë marrë pjesë rreth 300 kosovarë përkrah organizatave terroriste. (B.H/Shuplaka)