Ish gazetarja Arbana Xharra e cila është përfshirë në politikë duke u bërë pjësë e PDK-së së Kadri Veselit, ka bërë një deklaratë kundër Vetëvendosjes. Ajo i pyet kundërshtarët politikë se ku po i gjejnë paratë për të sjellë diasporën nga jashtë vendit, kush ua paguan këto udhëtime me aeroplanë e jahte.
Gjithashtu Xharra thumbon VV-në edhe në lidhje me patriotizmin dhe luftën e kësaj partie kundër korrupsionit, ajo lë të kuptohet se këto kauza janë fallco.
“Tash, tema e korrupsionit s’po ju pi uje, se doli që i doni paret, edhe mirë bile”, ka thënë ajo.
Arbana Xharra ka qenë shpesh e anatemuar nga Vetëvendosje edhe kur ishte gazetare, duke e cilësuar si argate e PDK-së. Ajo vetëm pak kohë më parë pasi u anëtarësua në PDK pësoi një sulm fizik nga persona ende të pa identifikuar dhe përfundoi në spital.
DEKLARATA E PLOTË:
Krejt “atdhedashuria” e “patriotizmi” ne Vetevendosje ka mbete. Kush nuk eshte me ta shpallet tradhtar, hajn, antishqiptar, kriminel. Tash, tema e korrupsionit s’po ju pi uje, se doli që i doni paret, edhe mirë bile. Me çka po e bini diasporen, kush po ua paguan aeroplanat e jahtat?!! (B.H/Suplaka)