Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike në Kosovë në raportin e 24-orëve të fundit njofton se kanë ndërruar jetë 5 persona, janë shënuar 117 raste të reja si dhe janë shëruar edhe 131 të tjerë, raporton Gazeta Express.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 117 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se që prej fillimit të pandemisë në Kosovë ka pasur gjithësej 14.027 raste të diagnostikuara pozitiv me virusin Covid-19, prej të cilëve 556 kanë humbur jetën dhe 10 431 janë shëruar plotësisht.