Ish Kryeministri Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e Veselit.
Mustafa tha se koalicioni i bërë me PDK-në më parë ishte për interest ë Kosovës dhe si pasojë e presionit ndërkombëtar, por kjo nuk do të ndodhë përsëri.
Sipas tij PDK me rrëzimin e tij nga posti i kryeministrit tregoi se interesohet vetëm për interesa partiake dhe nuk u treguan të besës.
REAGIMI I MUSTAFËS:
Të dashur qytetarë,
LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh.
Por, jo më!
Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake.
Ne do të punojmë për shtetin.
Më 11 Qershor ne do të fitojmë dhe do të ndërtojmë Qeverinë me njerëz të besës.
Urime! (B.H/Shuplaka)