23:36 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Mbetem i përkushtuar’, Mike Pompeo letër Hotit: Bëre mirë me reciprocitetin, kërkojmë njohje reciproke me Serbinë

15:36 | 19/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Mbetem i përkushtuar’, Mike Pompeo letër Hotit: Bëre mirë me reciprocitetin, kërkojmë njohje reciproke me Serbinë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sot i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, të cilin e ka përgëzuar për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Numri dy i Pentagonit i ka premtuar mbështetjen amerikane në dialogun me Beogradin deri në njohjen reciproke.

Siç citohet letra në komunikatën e zyrës për media të kryeministrisë, Pompeo ka thënë se njohja e ndërsjellë është jetike për Kosovën sa i përket integrimit global dhe forcimit si shtet.  Në letrën e Sekretarit Pompeo thuhet:

I nderuar Kryeministër,
Dëshiroj të uroj Kosovën për procesin paqësor dhe demokratik të formimit të qeverisë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë lart miqësinë me Kosovën, si dhe mirëpresim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit SHBA-Kosovë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Jam i bindur se mund të punojmë së bashku për promovimin e prosperitetit dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë, që është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë. E kemi mirëpritur vendimin e qeverisë suaj për heqjen e të gjitha masave të reciprocitetit mbi mallrat serbe, që shënoi një hap vital për rinisjen e procesit të dialogut. Kosova duhet të jetë e gatshme të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë që është e mundshme.

Gjithashtu, e mirëpres zotimin tuaj për të luftuar korrùpsionin si prioritet i lartë i qeverisë tuaj. Ne do vazhdojmë mbështetjen tonë për përpjekjet kundër korrùpsionit, si dhe për iniciativat e tjera që synojnë të rrisin sùndimin e ligjit dhe të forcojnë institucionet demokratike që mund të sigurojnë trajtim dhe drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Së bashku do të tejkalojmë pándeminë COVID-19 dhe do të ndërtojmë një shteg për realizim të potencialit ekonomik të Kosovës. Mbetem i përkushtuar për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve tona.

Pas

6 persona ndërrojnë jetë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa raste të reja u zbuluan ditën e sotme

Para

Dëmet nga tërmeti/ “3000 familje do të marrin pagesa javën tjetër”, Veliaj: Do të prishim 41 pallate të dëmtuara

Para
Dëmet nga tërmeti/ “3000 familje do të marrin pagesa javën tjetër”, Veliaj: Do të prishim 41 pallate të dëmtuara

Dëmet nga tërmeti/ “3000 familje do të marrin pagesa javën tjetër”, Veliaj: Do të prishim 41 pallate të dëmtuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.