15:29 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kosovë, ministri Shala: Do zbatohet rezoluta, muri në Mitrovicë do të shembet

18:15 | 04/01/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosovë, ministri Shala: Do zbatohet rezoluta, muri në Mitrovicë do të shembet

Muri në pjesën veriore të Mitrovicës do të rrënohet brenda këtij muaji. Ky është zotimi i autoriteteve të Kosovës.

 

Ndonëse pala serbe në Veriun e Mitrovicës po e kundërshton rrënimin e tij, ligjvënësit në Kosovë i kanë dhënë kohë një muaj autoriteteve serbe në Veri që ta bëjnë e rrënimin e këtij muri

E këtë mision për rrënimin e murit e ka marrë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në krye me Ferat Shalën.

Tashmë kjo ministri i ka dërguar shkresë institucioneve në Veriun e Mitrovicës ku u kërkohet rrënimi i këtij muri. Në një prononcim për Gazetën Express, kreu i MMPH ka thënë se ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të rrënohet ky mur.

“Ne nuk kemi ndonjë datë të caktuar për murin në veri. Jemi të interesuar që maksimalisht që ta zbatojmë ligjin dhe ta zbatojmë rezolutën e Kuvendit. Sigurisht që është interes i gjithë shtetit të Kosovës dhe i qytetarëve që të fillojë së zbatuari ligji edhe në këtë fushë, pra në çështjen e ndërtimit të murit”, ka thënë Shala.

 

Sipas tij, e gjithë puna do të kryhet në pajtueshmëri me rezolutën e miratuar në Kuvend në javën e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar për këtë çështje.

“Ne i kemi dërguar tashmë shkresat në Veriun e Mitrovicës dhe tashmë jemi duke pritur që ata ta kryejnë vet. Nëse jo atëherë hynë në fuqi vendimi i Kuvendit dhe legjislacionit në fuqi. Gjithçka do të përfundojë brenda afatit të cilin e ka paraparë rezoluta. Nuk mundem të jap data, sepse nuk është çështje që varet nga ne por nga procedurat legjislative”, ka thënë Shala.

Sipas tij për këtë punë do të ketë bashkëpunim edhe me anëtarët e tjerë që janë relevant për këtë çështje.“Lidhur me këtë çështje do të bashkëpunojmë edhe me anëtarët e tjerë relevant dhe do të shohim dhe po i presim edhe afatet kohore, sepse janë disa afate kur praktikisht edhe Pushteti Lokal ka kompetenca që ta rrënojë edhe vetë”, ka thënë tutje Shala.

Ndërkohë që punimet lidhur me ndërtimin e këtij muri tashmë janë ndërprerë. Sipas Shalës procesverbalet janë dërguar tek institucionet, janë vënë shiritat si dhe është njoftuar inspektoriati lidhur me këtë çështje.Kujtojmë se muri në Mitrovicë është ndërtuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër. Vend ky në të cilin Bashkimi Evropian po zbaton një projekt për revitalizimin e urës dhe vënien e saj për qarkullim të rregullt pas barrikadave që ishin vendosur aty, e të cilat pengonin lirinë e lëvizjes nga jugu në veri të Mitrovicës dhe anasjelltas.

Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të dhjetorit të vitit 2016, duke ngjallur reagimin e qytetarëve dhe të politikës. Kuvendi i Kosovës, ka miratuar një Rezolutë për çështjen e këtij muri, duke i kërkuar qeverisë që ta rrënojë atë brenda muajit janar të vitit 2017. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: kosovemitrovicemurishala
Pas

Gripi, epidemiologu: S’ka vend për panik, javën e ardhshme pritet ulje e të të prekurve

Para

Angela Merkel, objektivi i rradhës i Rusisë, a do të ketë kancelarja gjermane fatin e Hillary Clinton?

Para
Angela Merkel, objektivi i rradhës i Rusisë, a do të ketë kancelarja gjermane fatin e Hillary Clinton?

Angela Merkel, objektivi i rradhës i Rusisë, a do të ketë kancelarja gjermane fatin e Hillary Clinton?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armët ukrainase po shfaqen në ekspozitën e madhe të mbrojtjes në Stamboll

Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter

Aksident tragjik në Bulqizë, humbin jetën dy punëtorë miniere(EMRAT)

Ministri Vengu takim me homologun turk Güler: thellim i bashkëpunimit strategjik në Mbrojtje dhe Siguri

Hapet grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në BE, reagon Rama

Shiste online mallra kontrabandë:Në pranga 26-vjeçari

Presidenti Begaj në Berat: Kujtesa e Kuvendit të Sinjës na thërret për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Përmirësohet situata me zjarret në grykën e Paliskës, në terren ndërhyjnë helikopterët “Cougar”

Ukraina dhe Rusia pritet të nisin raundin e ri të bisedimeve sot në Turqi

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.