Koalicioni PDK, AAK dhe Nisma në Kosovë kanë hapur fushatën kanë hapur fushatën zgjedhore ‘Fillimi i Ri’, në Sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës.
Tubimi ka nisur me intonim të himnit kombëtar nga Kastriot Tusha, më pas atij të Kosovës.
Një tjetër Parti e cila ka hapur fushatën me himnin kombëtar është edhe vetëvendosja, e cila shpesh herë është shfaqur kritike ndaj himnit dhe flamurit shtetëror të kosovës.
Flamurin Shtetëror ata e shohin më shumë si një imponim se sa një dëshirë të shqiptarëve të Kosovës.
Ndërkohë që Kadri Veseli para pak ditësh deklaroi se flamurin Kombëtar është ai kuq e zi ndërsa flamuri shtetëror ai i Kosovës. Ai tha se të dy janë njësoj të vlefshëm dhe duhet të respektohen.
Para objektit të Teatrit Kombëtar, në shesh, është vendosur bina nga ku tre liderët, Kadri Veseli i PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës do të kërkojnë votën e qytetarëve për koalicionin “Fillimi i Ri”.
Nga ky koalicion, Ramush Haradinaj është kandiduar për kryeministër. (B.H/Shuplaka)