Seanca e radhës për demarkacionin në Kosovë është ndërprerë pasi salla e Kuvendit është përfshirë për të disatën herë nga gazi lotsjellës.
Tymueset janë hedhur nga lëvizja Vetëvendosje, e cila kundërshton marrëveshjen për demarkacionin.
Pas hedhjes së tymueseve, deputetët janë larguar nga salla e Kuvendit.;
Nuk është hera e parë që kuvendi i Kosovës përfshihet nga gazi lotsjellës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, disa muaj më parë përsëritën të njëjtat metoda.
Për shkak të këtyre veprime, Kurti dhe një tjetër deputete e Vetëvendosjes u arrestuan.
(F.G/Faxweb.al)