Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka njoftuar se së shpejti do të zhvillohet një seancë e posaçme që do të ketë në fokus ngjarjet e fundit në Kosovë, duke nisur me arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe tensionin që shkaktoi treni “Kosova është Serbi” i serbëve.
Ajo bëri me dije se seanca e posaçme do të zhvillohet më 25 janar, ku është ftuar edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Minxhozi, i cili do të raportojë për situatën aty.
“Po shohim me vëmendje ngjarjet që nga arrestimi i Haradinajt. Ngjarjet në veri të Kosovës, provokative. Këto skena duan të kthejnë Ballkanin vite më parë.”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Dade. (XH.A/SHUPLAKA)