Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 maj 2025, rreth orës 13:20, janë arrestuar dy shtetas të Serbisë në afërsi të vijës kufitare në Koshare, pasi tentuan të kalonin ilegalisht në Shqipëri.
Ata pretenduan se ishin alpinistë, por nuk dispononin dokumente të nevojshme për kalim. Pas ndalimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme.
Ky rast është pjesë e një serie të ngjashme ndodhur gjatë vitit 2025, ku shtetas të Serbisë janë ndaluar për kalime të paautorizuara kufitare në Koshuticë, Zubin Potok dhe Zveçan.