Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se institucionet do të formohen në korrik dhe kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj
Veseli thotë se PAN-i i ka fituar zgjedhjet dhe I takon ta bëjë qeverinë, ndëkohë që kojton se bllokada si ajo e vitit 2014 nuk i shërben askujt.
Ai thotë se nuk kemi vendosur vija të kuqe për asnjë sepse sipas tij janë koncepte të kaluara.
“Kemi biseda me të gjithë. Bisedat janë të hapura. Ne nuk vendosim vija të kuqe ndaj qytetarëve, kur zgjedhin qytetarët tonë. Si parti ndoshta as nuk mendojmë të jemi në koalicion me faktorë të caktuar, por vija të kuqe ne nuk vëmë; vijat e kuqe janë koncepte të tejkaluara, janë koncepte të cilat nuk kanë të bëjnë me demokracinë e këtij vendi.
Veseli ka komentuar edhe zërat që thonë se PAN mund të pranojë kushtëzime nga lista serbe për të siguruar votat për qeverinë. Ai është shprehur se nuk do të pranohet asnjë lloj kushtëzimi.
“Sa i përket kushtëzimeve që mund të vijnë nga Lista Serbe për të votuar Ramush Haradinajn për kryeministër, Veseli shprehet kategorik se nuk do të lejojnë në asnjë variant kushtëzime nga askush. “Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e veta dhe nuk do t’i nënshtrohet për asnjë moment diktatit të askujt”, ka thënë kreu i PDK-së”, ka thënë Veseli
Në një intervistë për “EO” ai ka folur edhe për rënien e pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme në zonat që janë konsideruar si “hambarë të votave” për PDK-në, si Skenderaj e Drenasi.
Ai thotë se Drenica është bazamenti i PDK-së dhe se për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor do të tregohet edhe një herë se në këtë rajon do të fitojnë bindshëm. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post