Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Mitrovicë.
Ai ka deklaruar para qytetarëve të Mitrovicës se Serbia ka marrë fund në Kosovë dhe nuk do të ketë më provokime me trena.
“Ka marrë fund Serbia këtu, s’ka më trena. Serbia më kurrë nuk do të kthehet”, tha ai,trasnemton “Zeri.info”.
Veseli deklaroi se do të ketë kthim të shqiptarëve në veri dhe investime në atë pjesë për të mundësuar një bashkëjetesë në paqe.
I pari i PDK-së tha se duhet të ketë bashkim e jo ndasi mes njerëzve, sepse vetëm kështu mund të ketë zhvillim në të gjitha sektorët e jetës.
Ai përmendi se Fillimi i Ri është një koncept për zhvillim ekonomik dhe përkujdesje për kategoritë e shumta të shoqërisë. Në këtë frymë, ai ritheksoi premtimin për fokusim në mbështetje të bizneseve për rritje të prodhimit dhe hapje të vendeve të reja të punës.(B.H/Shuplaka)