Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur para mediave pas takimit që ka zhvilluar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Kemi shkëmbyer ide dhe diskutime sa i përket konstitutimit të Kuvendit. Qëndrimet e Partisë Demokratike dhe të mijat janë ato që i dini”, ka thënë Krasniqi.
“Për PDK-në është me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Krasniqi.
“Nënkryetarët as që diskutohen, as që lidhen me diskutimin për kryetar”, ka theksuar ai. Krasniqi nuk ka pranuar të tregojë se çfarë i ka thënë Kurti në përgjigje. Sipas Krasniqit, nëse Kurti do që ta zhbllokojë situatën, duhet ta ndërrojë sot emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.